Ndërlidhjet

Rusi: Minatorët e zhdukur shpallen të vdekur, ndalen kërkimet


Vladimir Puchkov
Vladimir Puchkov

Ministria e situatave emergjente në Rusi tha sot se 26 xehetarët e zhdukur nën gërmadhat e minierës Severnaya në Lindjen e Largët ruse, prej eksplodimit të 25 shkurtit, janë të vdekur.

Ministri i situatave emergjente në Rusi, Vladimir Puchkov, tha sot se operacionet e kërkimit janë ndalur për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së oksigjenit në pjesën e dëmtuar të xeherores. Sipas tij, në këto kushte “askush nuk mund të mbijetoj”.

Gjithsej, në minierën Vorkutsk janë vrarë 36 vetë: 6 punëtorë të ekipit për shpëtim, që u vranë nga eksplodimi i dytë, 26 xehetarët e zhdukur dhe 4 minatorë të vrarë në eksplodimin e parë më 25 shkurt.

Një zëdhënës i kompanisë që e administron minierën, tha se eksplodimet ishin shkaktuar nga nivelet e larta të metanit dhe zjarri brenda minierës.

Autoritetet e Rusisë në republikën Komi sot kanë shpallur tri ditë zie për viktimat e tragjedisë.

XS
SM
MD
LG