Ndërlidhjet

Zvicër: Refuzohet dëbimi automatik i personave të jashtëm në rast të krimit


Pamje e një pjese të kryeqytetit Bernë në Zvicër
Pamje e një pjese të kryeqytetit Bernë në Zvicër

Votuesit zviceranë e kanë refuzuar propozimin e një partie nacionaliste për dëbimin automatik të personave të jashtëm që kryejnë krime, ka raportuar transmetuesi publik, SRF, disa orë pas mbylljes së votimeve në referendumin e sotëm.

Ky rezultat paraqet goditje ndaj Partisë Popullore Zvicerane, e cila e ka propozuar dhe ka zhvilluar fushatë për këtë plan.

Sipas propozimit të kësaj partie, parashihej dëbimi automatik për krime të rënda, siç janë dhunimi ose vrasja, por edhe për kundërvajtjet e tilla, siç janë tejkalimi i shpejtësisë ose ofendimi i policit, nëse një vepër e tillë kryhet dy herë brenda 10 vitesh.

XS
SM
MD
LG