Ndërlidhjet

logo-print

Beograd: Është gjetur i vdekur një pjesëtar i njësisë speciale kundër terrorit


Pamje nga një pjesë qendrore e Beogradit

Pamje nga një pjesë qendrore e Beogradit

Një pjesëtar i Njësisë speciale antiterror i Serbisë është gjetur i vdekur në anije në një rajon ujor në Beograd, ka konfirmuar sot Minsitria e brendshme e Serbisë (MUP), raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Kjo ministri ka njoftuar se gjatë natës së kaluar personi V. G. (36 vjeçar) është gjetur i vdekur në një anije dhe trupi i tij i pajetë është dërguar në autopsi.

Sipas raporteve të mediave beogradase, supozohet se personi V. G. ka bërë vetëvrasje, ndërsa detajet e vdekjes së tij do të përcaktohen gjatë hetimeve.

XS
SM
MD
LG