Ndërlidhjet

Poloni: Mijëra vetë kanë demonstruar në mbështetje të ish-presidentit


Dosja e periudhës komuniste sipas së cilës Walesa akuzohet se ka bashkëpunuar me policnë sekrete

Dosja e periudhës komuniste sipas së cilës Walesa akuzohet se ka bashkëpunuar me policnë sekrete

Mijëra njerëz janë mbledhur sot në qytetin verior Gdansk në Poloni, për ta mbështetur ish-presidentin, Lech Walesa, lider i dikurshëm sindikalist në këtë qytet, i cili po ballafaqohet me akuza të përsëritura se ka bashkëpunuar me policinë sekrete të periudhës komuniste në Poloni, në vitet e 70-ta.

Walesa thotë se e ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim, por kurrë nuk ka vepruar sipas saj.

Në emër të zotit Walesa, i cili jeton në Gdansk, në tubim ka folur bashkëshortja e tij, Danuta, duke thënë se ai asnjëherë nuk ka bërë asgjë për ta dëmtuar ndokend e as që ndonjëherë ka marrë para.

Mbështetësit e ish-presidentit, Lech Walesa, thonë se qeveria po e sulmon atë për përfitime politike.

Ata e akuzojnë qeverinë për përpjekje për ta shkatërruar trashëgiminë e zotit Walesa, që është simbol i demokracisë në Poloni.

Dje në kryeqytetin Varshavë është mbajtur një tubim në mbështetje të presidentit të dikurshëm.

Zoti Walesa është themelues i lëvizjes Solidariteti në vitin 1980, që përfundimisht ka ndihmuar në rënien e komunizmit.

Partia për Ligj dhe Drejtësi e udhëheq qeverinë e Polonisë prej nëntorit të vitit të kaluar.

Mbështetësit e saj thonë se ajo i promovon vlerat katolike dhe i ndihmon shtetasit më të varfër në këtë vend.

XS
SM
MD
LG