Ndërlidhjet

Biznesmeni tejet i pasur i bleu gati gjysmën e aksioneve në Everton


Ilustrim

Ilustrim

Biznesmeni iraniano-britanik, Farhad Moshiri, i ka blerë 49.9% të aksioneve të klubit të futbollit Everton, anëtar i Premier Ligës në Angli.

Revista Forbes, që vlerëson se pasuria e Moshirit është 1.79 miliardë dollarë, e ka plasuar atë në vendin e 894-të në listën e miliarderëve botërorë.

Shefi i klubit të futbollit Everton, Bill Kenwright, deklaroi se “pas një kërkimi gjithpërfshirës besoj se ne kemi gjetur një partner perfekt për ta çuar klubin përpara”.

Shitjen e aksioneve të klubit Everton duhet ta miratoj Premier Liga.

XS
SM
MD
LG