Ndërlidhjet

Greqi: Numri i migrantëve mund të trefishohet


Pamje e një kampi të improvizuar të refugjatëve në Idomeni të Greqisë
Pamje e një kampi të improvizuar të refugjatëve në Idomeni të Greqisë

Greqia ka tërhequr vërejtjen se numri i migrantëve të bllokuar në territorin e saj mund të trefishohet gjatë javëve të ardhshme, duke arritur në 70 mijë vetë, për shkak të mbylljes së kufijve në vendet ballkanike.

“Ne vlerësojmë se do të kemi një numër të njerëzve të bllokuar në vendin tonë, që do të jetë ndërmjet 50 mijë dhe 70 mijë”, tha sot ministri i migrimit, Yannis Mouzalas, dhe ka shtuar se kjo do të ndodhë “gjatë muajit të ardhshëm”.

Sipas tij, tashmë në Greqi janë 22 mijë migrantë.

Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia, kanë arritur marrëveshje për imponimin e kufizimit në 580 vetë, që mund të hyjnë gjatë një dite në territorin e tyre.

XS
SM
MD
LG