Ndërlidhjet

Në Pakistan, varet vrasësi i guvernatorit që bënte thirrje për reforma


Foto nga Arkivi - Malik Mumtaz Hussain Qadri, menjëherë pas arrestimit të tij

Foto nga Arkivi - Malik Mumtaz Hussain Qadri, menjëherë pas arrestimit të tij

Qeveria e Pakistanit e ka ekzekutuar një burrë, i cili ishte dënuar për vrasjen e një guvernatori krahinor, në vitin 2011, pas thirrjeve të zyrtarit për reforma në ligjet strikte të vendit për blasfemi.

Mumtaz Qadri është varur të hënën, në Rawalpindi.

Qadri, i cili ishte konsideruar si hero nga shumë islamistë, ishte një ish-truproje e guvernatorit të Punjabit, Salman Taseer.

Ai ishte rrëfyer lidhur me vrasjen e Taseer, si kundërpërgjigje ndaj thirrjeve të tij për reformim të ligjeve për blasfemi, të cilat bartin dënimin me vdekje, kur fyhet Islami.

Qadri e kishte goditur Taseerin 28 herë, në një treg në Islamabad, në mes të ditës.

Gjyqtari, që e kishte pasur rastin e Qadrit, ishte detyruar që të largohet nga vendit, pas kërcënimeve të shumta me vdekje.

XS
SM
MD
LG