Ndërlidhjet

Arrestohet Salih Zyba, shef i Inspeksionit të Komunës së Prishtinës


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Salih Zybën, shef i sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse rajonale e Policisë së Kosovës.

“Për zyrtarin e komunës ka pasur urdhëresë për ta ndaluar, arrestuar dhe dërguar në qendër të paraburgimit, në bazë të një urdhri dhe aktvendimi të gjykatës, që e kemi”, ka theksuar Ahmeti.

Ajo ka shtuar se Policia e Kosovës ka shoqëruar edhe dy persona tjerë, zyrtarë që punojnë në objektin e komunës së Prishtinë, të cilët i kanë penguar pjesëtarët e policisë në kryerjen e detyrës.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se “Policia e Kosovës është futur sot pa asnjë autorizim në kabinetin e Kryetarit të Komunës dhe ka arrestuar Salih Zybën, shef të sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës”.

XS
SM
MD
LG