Ndërlidhjet

Reformistët fitojnë shumicën në Asamblenë e Ekspertëve në Iran


Ilustrim

Ilustrim

Rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e 26 shkurtit në Iran tregojnë se presidenti Hassan Rohani dhe aleatët e tij reformistë kanë fituar shumicën e vendeve në Asamblenë e Ekspertëve – një trup 88 anëtarësh që e ka fuqinë dhe detyrën e zgjedhjes së liderit të ardhshëm suprem të Iranit.

Rohani dhe ish-presidenti Akbar Hashemi Rafsanjani, që të dy fituan ulëse në këtë Asamble, bashkë me 50 prej aleatëve të tyre, duke marrë në këtë mënyrë 59 për qind të ulëseve.

As kryetari aktual i Asamblesë, Ayatollah Mohammad Yazdi, e as aleati i tij, Ayatollah Yazdi, nuk u rizgjodhën në këtë trup.

Sidoqoftë, shumë përfaqësues të njohur e të pakompromis u rizgjodhën në këtë Asamble.

Reformistët fituan të gjitha nga 30 ulëset e Teheranit, në Parlamentin e vendit të përbërë nga 290 vende.

Raportohet se për rreth 50 ulëse nuk ka fitues të qartë, prandaj mund të shtrohet nevoja për një rreth të dytë të votimeve, në prill ose maj.

XS
SM
MD
LG