Ndërlidhjet

logo-print

Hungari: Rumania po bën fushatë kundër aktivistëve hungarezë


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Hungarisë thotë se fqinji i tyre, Rumania, është duke bërë një “fushatë politike” kundër liderëve të minoriteteve hungareze në Rumani.

Kryeministri Viktor Orban i tha diplomatëve hungarezë të hënën se “nën pretekstin e luftimit të korrupsionit, në realitet, ne duhet ta regjistrojmë një fushatë politike kundër politikanëve hungarezë atje.”

Orban tha se Hungaria do të duhet “ta ngrisë këtë çështje në formën e duhur.”

Javën e kaluar, Laszlo Tokes, një ministri, protesta e të cilit ndezi rrëzimin e regjimit komunist të Rumanisë, iu hoq titulli i nderit , pasi kishte sugjeruar në 2013 se Hungaria duhet ta ruajë statusin e “mbrojtësit” për hungarianët në rajonin Transilvania në Rumani.

Rreth 1.3 milionë hungarezë jetojnë në Rumani, më së shumti në territorin që Hungaria humbi pas Luftës së Parë Botërore.

XS
SM
MD
LG