Ndërlidhjet

SHBA: Rekomandime për evakuim eventual në Irak


Penda në Mosul - fotografi e vitit 2007
Penda në Mosul - fotografi e vitit 2007

Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka publikuar një plan me rekomandime të evakuimit, për të cilin thotë se mund t’i shpëtoj 1.5 milion njerëz të rrezikuar nga shkatërrimi i mundshëm i pendës në Mosul, në pjesën veriore të Irakut.

Muajve të fundit janë shtuar shqetësimet për përkeqësimin e kushteve të pendës në Mosul, më e madhja në Irak.

Nëse penda shkatërrohet, atëherë do të lirohet një valë e ujit, e cila do ta shkatërroj qytetin e Mosulit dhe do ta vërshoj pjesën më të madhe të kryeqytetit Bagdad, që është 450 kilometra në jug.

Kjo pendë ishte ndërtuar me një themel jostabil, i cili vazhdimisht dobësohet nga gërryerja.

Struktura e pendës është dëmutar, po ashtu, për shkak të mirëmbajtjes të gabueshme gjatë vitit 2014, kur ajo ishte nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak tha se nuk ka informacion specifik se kur mund të shkatërrohet penda. Por, ka theksuar se afro 1.47 milion irakianë, që jetojnëpërgjatë lumit Tigër, me gjasë nuk do të shpëtojnë, nëse nuk evakuohen menjëherë në rast të shkatërrimit të pendës.

XS
SM
MD
LG