Ndërlidhjet

Zyrtarët policorë të Maqedonisë dhe EULEX-it biseduan për bashkëpunim


Pamje e një pjese të Shkupit
Pamje e një pjese të Shkupit

Drejtori i policisë së Maqedonisë, Gorançe Spasovski, sot në Shkup është takuar me drejtorin e policisë së misionit EULEX në Kosovë, Oliver Hoffmann, me ç’rast është biseduar “për këmbimin e informacioneve për grupet e krimit të organizuar, që funksionojnë në të dy anët e kufirit”.

Mëtutje, në faqen në Internet të Ministrisë së brendshme të Maqedonisë, theksohet se është biseduar edhe për “thellimin e bashkëpunimit të dy shërbimeve të policisë në të gjitha sferat e interesit të përbashkët”.

Gjatë takimit Spasovski – Hoffmann është arritur pajtueshmëri për një takim të ri të tyre dhe udhëheqësve të njësive kompetente për koordinim të policive lidhur me hetimeve aktuale penale dhe për të shqyrtuar mundësitë e ekipeve hetimore të përbashkëta në mbrojtjen e dëshmitarëve.

XS
SM
MD
LG