Ndërlidhjet

Moskë: U arrestua femra e cila në dorë e mbante një kokë të prerë fëmije


Policia në Moskë pas arrestimit të gruas e cila e mbante kokën e një fëmije
Policia në Moskë pas arrestimit të gruas e cila e mbante kokën e një fëmije

Policia e Moskës sot e ka arrestuar një grua e cila e mbante në dorë një kokë të fëmijës. Raportohet se ajo ishte angazhuar që të kujdesej për këtë vajzë 4 vjeçare.

Në një video kjo grua ishte zënë duke brohoritur se ajo është terroriste. Hetuesit e kanë akuzuar atë për vrasje të vajzës në një incident të tmerrshëm dhe të paprecedent, që i ka shokuar shumë rusë.

Policia e arrestoi këtë grua duke e shtrirë për toke afër stacionit të metros, Oktyabrskoye Pole, në pjesën veriperëndimore të Moskës, pasi ajo e nxori kokën e fëmijës nga çanta.

Videoja e publikuar në Internet me këtë skenë trishtuese e tregon femrën me të veshura të zeza, ndërsa në kokë kishte atë që duket si një shami islamike. Raportet në media i kanë cituar dëshmitarët që kanë thënë se ajo kishte brohoritur “Allahu Akbar”.

Sipas mediave ruse, gruaja është identifikuar si dado, 39 vjeçare, me emrin, Gyulchekhra Bobokulova, e lindur në Uzbekistan.

Policia moskovite tha se ajo është dërguar për kontroll psikiatrik.

XS
SM
MD
LG