Ndërlidhjet

Iran: Të moderuarit - shumicë në parlament dhe Asamble të Ekspertëve


Pamje nga votimet në Iran më 26 shkurt
Pamje nga votimet në Iran më 26 shkurt

Rezultatet finale të zgjedhjeve të 26 shkurtit në Iran tregojnë se presidenti, Hassan Rohani, dhe aleatët e tij reformistë, e kanë fituar shumicën në Asamblenë e Erkspertëve, ndërsa në parlament janë kthyer si njëri nga tri blloqet dominuese.

Rezultatet, po ashtu, tregojnë se reformistët, së bashku me konservatorët e moderuar, që e kanë mbështetur marrëveshjen atomike të Iranit me fuqitë botërore, mund ta kenë kontrollin e shumicës në parlament, nëse vendosin të veprojnë kolektivisht.

Përfaqësuesit e linjës së fortë, që e kishin kundërshtuasr marrëveshjen atomike, i kanë fituar vetëm 68 vende në parlament, ndërsa në përbërjen e fundit i kishin më se 100 vende.

Derisa pesë vende janë të siguruara për minoritetet religjioze, për 59 vendet e tjera në parlament do të vendoset në rundin e dytë, që parashihet për muajin prill.

Zgjedhjet e 26 shkurtit në Iran ishin të parat prej se janë tërhequr sanksionet ndërkombëtare, pasi është implementuar marrëveshja atomike me fuqitë botërore.

XS
SM
MD
LG