Ndërlidhjet

OKB: Mijëra njerëz rrezikohen nga uria në Siri


Kryengritësit duke i kontrolluar kamionët me ndihma në Siri
Kryengritësit duke i kontrolluar kamionët me ndihma në Siri

Komisionari i Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut, Zeid Raad al-Hussein, thotë se mijëra njerëz janë të rrezikuar nga uria në qytetet dhe fshatrat siriane të rrethuara, ku grupet humanitare nuk kanë qasje.

Në hapje të sesionit të Këshillit për të drejta të njeriut të OKB-së në Gjenevë, zoti al-Hussein tha se afro 450 mijë njerëz janë të bllokuar në qytetet dhe fshatrat e rrethuara në Siri, disa prej tyre për disa vjet, ndërsa ndihmat me ushqime, pajisje dhe ilaçe mjekësore, e ndihma të tjera, janë “penguar” disa herë, raporton AP.

Mëtutje, ai theksoi se “mijëra njerëz mund të kenë vdekur nga uria”, por zyra e tij pak më vonë e ka publikuar një deklaratë duke sugjeruar se ai ka menduar se “mijëra njerëz rrezikohen për vdekje nga uria”.

XS
SM
MD
LG