Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka lënduar sot rëndë shtetasin M.Sh. (Milazim Shala, këshilltar në Kuvendin Komunal të Pejës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës).
Sipas një komunikate të lëshuar nga policia, M.Sh. është goditur në pjesën e stomakut me një mjet të mprehtë (thikë) nga një person i dyshuar i cili menjëherë ishte arratisur nga vendi i ngjarjes. Kurse i plagosuri është transportuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë.
“Sipas të dhënave, ky i dyshuar në mënyrë tinzare nxjerr thikën nga xhepi dhe e godet viktimën në stomak me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në komunikatën e policisë.
I dyshuari posa kryen veprën, kishte ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo pas një ore i njëjti është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor, vijon komunikata.
Këtë rast, policia e ka cilësuar si "vrasje në tentativë"