Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i sigurimit debaton për Kosovën


Pamje nga një mbledhje e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën

Pamje nga një mbledhje e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën

Këshilli i sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot më vonë debaton për situatën në Kosovë

Në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për periudhën tremujore, 16 tetor 2015 e deri më 15 janar të vitit 2016, për të cilin do të diskutohet në mbedhje, theksohet se kjo periudhë është “shënuar me vazhdim të shkatërrimit të funksionimit të Kuvendit të Kosovës nga ligjvënësit opozitarë, që protestojnë, pjesërisht, kundër pakos së marrëveshjeve të miratuara në gusht të vitit 2015, në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Përkundër kësaj, “është arritur progres në procesin e integrimit evropian”, thotë raporti i publikuar në faqen në Internet të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në kapitullin për siguri, në këtë raport prej 19 faqesh, ku përfshihet edhe raporti për aktivitetet e misionit EULEX në Kosovë, theksohet se “siguria e përgjithshme në Kosovë mbetet përgjithësisht stabile gjatë periudhës së raportimit, megjithë dhunën gjatë protestave politike”.

Në seksionin e observimeve, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara thotë se “e lavdëron profesionalizmin dhe përmbajtjen e demonstruar nga policia e Kosovës në menaxhimin e disa protesteve të dhunshme, që ndodhën gjatë kësaj periudhe”.

XS
SM
MD
LG