Ndërlidhjet

Mustafa: Mbështetja e BB-së – esenciale për zhvillimin e Kosovës


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë takimit me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller, sot në Prishtinë, tha se përkrahja e kësaj banke është esenciale për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Isa Mustafa, po ashtu, e ka njoftuar zotin Muller me refuzltatet e reformave substanciale fiskale e strukturore, që janë ndërmarrë nga qeveria e Kosovës dhe për avancimin e vazhdueshëm të ambientit biznesor e të aspekteve të tjera që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social në Kosovë.

Mëtutje, në njoftimin e Zyrës për komunikim publik të qeverisë së Kosovës, theksohet se Cyril Muller ka thënë se “Grupi i Bankës Botërore është i përkushtuar për të vazhduar për ta ndihmuar Kosovën në mirëmbajtjen e stabilitetit makroekonomik, në përmirësimin e rrjetit të infrastrukturës dhe mjedisit për biznes, në përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore dhe në ndërtimin e kapitalit njerëzor, me qëllim të arritjes së cakut afatgjatë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ndërtimit të një vendi prosperues”.

XS
SM
MD
LG