Ndërlidhjet

Kazakistan: Gjykata e liron gazetaren e akuzuar për posedim droge


Gazetarja Yulia Kozlova
Gazetarja Yulia Kozlova

Një gjykatë në Kazakistan e ka liruar gazetaren, Yulia Kozlova, e cila ishte akuzuar për posedim ilegal të drogës.

Gjykata në qytetin Alma-Atë sot vendosi që origjina e drogës, e gjetur në banesën e gazetares Kozlova në muajin dhjetor të vitit të kaluar, duhet të përcaktohet.

Aiman Omarova, avokate e gazetares, e ka mirëpritur këtë zhvillim duke thënë se ishte “vendim i rrallë”.

Gazetarja Kozlova ka thënë se është e pafajshme, duke theksuar se droga në banesën e saj është montuar dhe këtë rast e ka cilësuar si politikisht të motivuar.

XS
SM
MD
LG