Ndërlidhjet

Irak: Numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës arriti në 24 vetë


Punëtorët duke e pastruar vendin ku kishte ndodhur një sulm i mëparshëm vetëvrasës në Sadr City të Bagdadit
Punëtorët duke e pastruar vendin ku kishte ndodhur një sulm i mëparshëm vetëvrasës në Sadr City të Bagdadit

Nga një sulm vetëvrasës gjatë një ceremonie të varrimit të shiitëve myslimanë në provincën Dijala në Irak, janë vrarë së paku 24 vetë dhe plagosur më tepër se 50 të tjerë.

Zyrtarët thanë se sulmi i sotëm ka ndodhur në Mukadijah, 80 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bagdad dhe se në mesin e të vrarëve ishin disa komandantë të milicive shiite.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Ky grup, poashtu, e ka marrë përgjegjësinë për një sulm të djeshëm me bomba në lagjen shiite, Sadr City në Bagdad, me ç’rast u vranë 73 vetë dhe më se 110 të tjerë u plagosën.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, u ka bërë thirrje forcave të sigurisë që “të bëjnë përpjekje të mëtejshme për parandalimin e terroristëve nga ndërmarrja e krimeve të tyre kundër civilëve të pafajshëm”.

XS
SM
MD
LG