Ndërlidhjet

SHBA: Medalja e Nderit për ushtarin që e shpëtoi të rrëmbyerin amerikan


Pjesëtari i ekipit special SEAL Edward Byers
Pjesëtari i ekipit special SEAL Edward Byers

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ia ka dhënë Medaljen e Nderit, që është mirënjohja më e lartë ushtarake, pjesëtarit të ekipit SEAL të Marinës amerikane, Edward Byers, i cili ka marrë pjesë në ndërhyrjen e vitit 2012 për shpëtimin e një amerikani të rrëmbyer në Afganistan.

Edward Byers është pjesëtari i parë aktiv dhe i gjallë i Marinës që e mori këtë mirënjohje të lartë në katër dekadat e fundit, raporton AP nga Uashingtoni.

Gjatë ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se Byers është “profesionist i përsosur i qetë” dhe se kjo ceremoni i jep Amerikës rast që ta shikoj luftëtarin e llojit special, i cili shpeshherë vepron në hije.

Operacioni i shpëtimit ishte ndërmarrë nga pjesëtarët e ekipit të njohur SEAL të Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Byers ishte pjesëtari i dytë që hyri në ndërtesën ku gjendje i rrëmbyeri, Dr. Dilip Joseph, që ishte zënë së bashku me vozitësin dhe përkthyesin e tij afganë. Pjesëtari i ekipit amerikan, që hyri i parë në ndërtesë, Nicolas D. Checque, ishte qëlluar për vdekje.

Duke e dëgjuar gjuhën angleze, Byers ishte hedhur mbi personin e rrëmbyer, dhe me trupin e tij e ka mbrojtur Dr. Josephin nga plumbat, tha Barack Obama.

Një tjetër luftëtar armik ishte paraqitur dhe Byers e mbështeti atë muri dhe e mbajti ashtu derisa shokët e tjerë të ekipit e ndërmorën aksionin.

“Në vetëm disa minuta, duke shkuar pas këtyre rojeve, Edi i shpëtoi jetët e disa pjesëtarëve të ekipit dhe të të rrëmbyerit”, tha Barack Obama.

Obama, poashtu e ka nderuar anëtarin e ekipit, Nicolas D. Checque, me ç’rast theksoi se ai ishte në mesin e 55 pjesëtarëve të ekipit SEAL, që ishte vrarë i fundit, prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

XS
SM
MD
LG