Ndërlidhjet

SHBA dhe Rusia duan që vetëm grupet terroriste të goditen në Siri


Sekretari amerikan, John Kerry
Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po punojnë së bashku në një mekanizëm, për t’u siguruar se çfarëdo bombardimi në Siri ka për qëllim vetëm grupet e njohura si terroriste.

Kerry, gjatë një konference për medie, të hënën, tha se ka folur me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe se janë pajtuar që “të mos i gjykojnë...në mënyrë publike” raportet e shkeljeve të ndërprerjes së luftimeve, të vendosura më 27 shkurt.

“Ne do t’i hetojmë të gjitha shkeljet e pretenduara dhe të punojmë edhe më shumë që ta ndërtojmë një strukturë, e cila do të na ndihmojë neve që të garantojmë që misionet janë vërtetë kundër Frontit Al-Nusra, apo kundër Daesh”, tha Kerry, duke iu referuar grupit terrorist në Siri, që ka lidhje me Al-Qaedan.

Këto dy grupe terroriste nuk janë pjesë e marrëveshjes për armëpushim, të arritur ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë, gjë që ka ndalur shumë prej luftimeve në Siri, gjatë ditëve të fundit.

Ekipet e të dyja vendeve do t’i shqyrtojnë shkeljet e armëpushimit, për të vendosur nëse ato kanë pasur synim ndonjërin prej këtyre grupeve terroriste, ka thënë Kerry.

XS
SM
MD
LG