Ndërlidhjet

Shtohen masat e sigurisë në Pakistan, para funeralit të vrasësit të gurvernatorit


Protesta në Rawalpindi, më 29 shkurt 2016

Protesta në Rawalpindi, më 29 shkurt 2016

Pakistani i ka mbyllur të gjitha shkollat dhe i ka forcuar masat e sigurisë në Islamabad dhe në qytetin Rawalpindi, para funeralit të ish-zyrtarit të ekzekutuar të policisë, i cili kishte vrarë një guvernator në vitin 2011.

Autoritetet thonë se masat e sigurisë janë për t’a parandaluar dhunën nga përkrahësit e Malik Mumtaz Qadrit, vrasësit të ekzekutuar, funerali i të cilit është planifikuar të bëhet sot, në Rawalpindi.

Rrugët përreth ndërtesave të qeverisë, Parlamenti, dhe zonat diplomatike do të jenë të mbyllura gjatë ditës së sotme.

Qadri, i cili ishte konsideruar si hero nga shumë islamistë, ishte një ish-truproje e guvernatorit të Punjabit, Salman Taseer.

Ai ishte rrëfyer lidhur me vrasjen e Taseer, si kundërpërgjigje ndaj thirrjeve të tij për reformim të ligjeve për blasfemi, të cilat bartin dënimin me vdekje, kur fyhet Islami.

Qadri e kishte goditur Taseerin 28 herë, në një treg në Islamabad, në mes të ditës.

Gjyqtari, që e kishte pasur rastin e Qadrit, ishte detyruar që të largohet nga vendit, pas kërcënimeve të shumta me vdekje.

XS
SM
MD
LG