Ndërlidhjet

Në një kamp në Jeruzalem, një i vrarë e dhjetë të plagosur


Ilustrim
Ilustrim

Një palestinez është vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur me armë zjarri nga ushtarët dhe policia izraelite, në kampin e refugjatëve Qalandiya, në afërsi të Jeruzalemit, në Bregun e pushtuar Perëndimor, kanë njoftuar sot burime mjekësore palestineze.

Përplajset e dhunshme shpërthyen pasi një xhip i ushtrisë, i cili bartte dy ushtarë, hyri në kamp gabimisht, tha një zëdhënës i policisë.

Një valë e dhunës në Izrael dhe territoret palestineze, që nga tetori, ka lënë të vrarë 178 palestinezë dhe 28 izraelitë, por edhe një amerikan, një sudanez dhe një person nga Eritrea, njofton agjencia e lajemve AFP.

XS
SM
MD
LG