Ndërlidhjet

logo-print

Në Afganistan, gratë përballen me ‘teste të dhunshme të virgjërisë”


Ilustrim

Ilustrim

Komisioni i Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Afganistan thotë se gratë dhe vajzat afgane po akuzohen për krimet e ashtuquajtura “të moralit”, dhe shpesh po detyrohen dhunshëm t’i nënshtrohen një ‘testi të virgjërisë”, nga ana e mjekëve të qeverisë.

Në një raport, të publikuar të hënën, grupi afgan i të drejtave tha se 48 nga 53 gratë e anketuara, gjatë vitit 2015, të cilat ishin akuzuar për tradhëti, apo kishin ikur nga shtëpitë e tyre, ishin subjekte të kontrolleve të obliguara gjinekologjike, pa miratimin e viktimës.

Raporti gjithashtu tha se ky lloj testi e shkelë shpirtin e Kushtetutës së Afganistanit, e cila thekson se “asnjë ligj nuk mund të jetë në kundërshtim me besimin dhe dispozitat e fesë së shenjtë islame.”

XS
SM
MD
LG