Ndërlidhjet

Forcat irakiane nisin sulmet kundër militantëve të IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Trupat qeveritare të Irakut, të përkrahura nga milicia paramilitare shiite dhe forcat ajrore amerikane, kanë nisur një ofensivë, më 1 mars, me qëllim të rimarrjes së zonave në veri të Bagdadit, nga grupi militant ‘Shteti Islamik’.

Sulmet nisën mëngjesin e sotëm në një zonë bujqësore, në verilindje të qytetit Samarra, rreth 95 kilometra në veri të Bagdadit.

Zyrtarët e milicisë irakiane thanë se qëllimi i operacionit është që t’i ndërpresin furnizimet e IS-it dhe ta shtrëngojnë kontrollin e forcave qeveritare përreth qytetit të Mosulit, i cili aktualisht mbahet nën kontrollin e IS-it.

Zëdhënësi i ushtrisë, Sabah al-Numan tha se vënia e kontrollit në Samarra është qenësore për operacionet e ardhshme për ta rimarrë Mosulin, si dhe pjesët e provincës perëndimore të Anbarit, e cila mbetet nën kontrollin e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG