Ndërlidhjet

Rusia nuk e ka shkelur marrëveshjen për Sirinë


Provinca Hasaka, Siri, 26 shkurt 2016

Provinca Hasaka, Siri, 26 shkurt 2016

Rusia nuk e ka shkelur marrëveshjen për ndaljen e armiqësive në Siri dhe nuk ka pasur as ankesa nga kontaktet e saj nga opozita siriane, ka thënë sot zëvendësministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Ne nuk kemi duke bërë asnjë shkelje. Ne i kemi ndalur bombardimet që nga fillimi i armëpushimit”, ka thënë ai. Bombardimet ruse kanë vazhduar “por jo ndaj opozitës siriane”, ka shtuar Bogdanov.

Rusia shpreson për ndalje të armiqësive në Siri dhe respektim të marrëveshjes për armëpushim, ku nuk përfshihen Shteti Islamik dhe Fronti Al-Nusra, ka theksuar Bogdanov.

XS
SM
MD
LG