Ndërlidhjet

UNHCR: Evropa në prag të krizës së vetëshkaktuar humanitare


Kufiri Greqi-Maqedoni, 1 mars 2016.

Kufiri Greqi-Maqedoni, 1 mars 2016.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara – UNHCR ka kritikuar vendet e Evropës për grumbullimin e 24,000 refugjatëve në Greqi, duke thënë se qeveritë nuk janë duke punuar së bashku për të adresuar këtë krizë.

UNHCR-ja ka thënë se shtetet evropiane janë duke vënë kufizime të reja kufitare, që shkelin ligjet.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Adrian Edwards, ka paralajmëruar se “Evropa është tani në prag të një krize të madhe humanitare, që ka shkaktuar vetë”.

Edwards i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 131,724 migrantë kanë kaluar Detin Mesdhe gjatë dy muajve të parë të vitit 2016, duke tejkaluar numrin total që është parë në gjysmën e parë të vitit 2015.

UNHCR-ja po ashtu ka thënë se mbipopullimi në Greqi ka çuar në mungesa të ushqimit, strehimit dhe ujit.

Parlajamërimet vijnë një ditë pasi Maqedonia ka përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur migrantët që kanë bërë përpjekje të kalojnë dhunshëm kufirin nga Greqia.

XS
SM
MD
LG