Ndërlidhjet

“Super e marta” në SHBA: 13 shtete votojnë kandidatët për president


Favoriti republikan, Donald Trump, dhe favoritja demokrate, Hillary Clinton.
Favoriti republikan, Donald Trump, dhe favoritja demokrate, Hillary Clinton.

Votuesit në 13 shtete të SHBA-së votojnë sot në zgjedhjet paraprake, të cilat janë pothuajse vendimtare në përcaktimin e kandidatëve presidencialë të Partisë Demokratike dhe asaj Republikane.

Ky rreth i zgjedhjeve njihet ndryshe si “Super e marta”.

Demokratët zgjedhin midis favorites Hillary Clinton dhe senatorit Bernie Sanders në 11 shtete: Alabama, Arkansas, Kolorado, Xhorxhia, Masaçusec, Minesota, Oklahoma, Tenezi, Teksas, Vermont dhe Virxhina.

Republikanët, ndërkaq, do të zgjedhin midis pesë kandidatëve të mbetur në shtetet e lartpërmendura, plus Alaska dhe Uajoming.

Sondazhet e opinionit tregonjnë se republikani Donald Trump do të fitojë në të gjitha shtetet, pos në Teksas, vendlindjen e rivalit të tij, senatorit Ted Cruz.

Senatori Marco Rubio, nga Florida, shihet si rivali më i afërt i Trumpit në shumicën e zgjedhjeve të sotme paraprake.

Pas këtyre votimeve, një e treta e shteteve do t’i kenë mbaruar zgjedhjet paraprake për president.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor. Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Barack Obama, i cili ka shërbyer dy mandate.

XS
SM
MD
LG