Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Ligjet aktuale s’i ndalojnë sulmet kimike


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se “ekstremizmi kimik po bëhet realitet i rëndë i kohës sonë”.

Duke folur në një konferencë për çarmatimin në Gjenevë, Lavrov ka propozuar ngritjen e një forumi të Kombeve të Bashkuara për negocimin e një marrëveshjeje të re, e cila do t’i kundërvihej kërcënimit të sulmeve të mundshme kimike nga grupet terroriste.

Lavrov ka thënë se “është e nevojshme të kujtojmë se Konventa për Armët Kimike nuk e zgjidh plotësisht problemin” e parandalimit të terroristëve nga përdorimi i armëve kimike.

Ai ka thënë se Kremlini “nuk sheh mjaft arsye për të prentenduar se normat ekzistuese të ligjit ndërkombëtar janë të mjaftueshme”.

XS
SM
MD
LG