Ndërlidhjet

Mijëra migrantë të bllokuar në kufirin Greqi-Maqedoni


Pika kufitare Idomeni
Pika kufitare Idomeni

Rreth 8,500 migrantë janë të bllokuar në kufirin Greqi-Maqedoni, në një kamp të planifikuar vetëm për 1,500 njerëz.

Pika kufitare Idomeni është mbyllur pas protestave të së hënës nga migrantët, të cilët kanë dashur të kalojnë dhunshëm kufirin.

Disa migrantë janë të bllokuar në këtë kamp për më shumë se një javë.

Moti i ftohtë dhe me shi paraqet rrezik serioz për shëndetin e tyre.

“Familje 10-anëtarëshe ndajnë çadra të parapara për katër veta”, ka thënë Caroline Haga, koordinatore për emergjenca pranë Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Maqedonia, në mënyrë sporadike, lejon brenda vetëm refugjatë nga Siria dhe Iraku.

Javën e kaluar, ajo ka nisur t’iu refuzojë hyrjen refugjatëve afganë dhe të bëjë kontrolle më të rrepta të dokumenteve të sirianëve dhe irakianëve.

Mijëra migrantë dhe refugjatë raportohet se janë rrugës për Idomeni, pavarësisht mbylljes së kufirit.

XS
SM
MD
LG