Ndërlidhjet

Jahjaga dekreton Ligjin e ri për Prokurim Publik


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dekretuar Ligjin e ri për Prokurim Publik.

"Ky ligj i shumëpritur përpos që përbën një nga kriteret kryesore në procesin e liberalizimit të vizave, është gjithashtu thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", ka thënë Jahjaga përmes një postimi në Facebook.

Sipas saj, zbatimi i këtij ligji, i identifikuar si jetik në luftën kundër korrupsionit në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsion dhe rekomandim i vazhdueshëm nga ky mekanizëm, do të sigurojë transparencën e domosdoshme në procesin e prokurimit dhe do të mundësojë lansimin e prokurimit elektronik në Kosovë.

XS
SM
MD
LG