Ndërlidhjet

Tahiri: Ban injoron drejtësinë për gratë e përdhunuara në Kosovë


Edita Tahiri

Edita Tahiri

Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, injoron drejtësinë për gratë e Kosovës, të përdhunuara nga forcat serbe gjatë periudhës së luftës 1998-1999.

Ministrja Tahiri ka thënë se letra e dërguar te Ban Ki-moon në shtator të vitit 2015, në të cilin kërkohej takim me të, me qëllim të diskutimit të çështjes së përdhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë dhe për dorëzimin e peticionit të qytetarëve të Kosovës për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për këtë çështje, ka hasur në një mospërfillje të padrejtë nga ana e sekretarit të përgjithshëm.

"Tani shtatë muaj nuk kemi marrë përgjigje nga ana e tij", ka thënë Tahiri, transmeton një komunikatë e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

"Dëshiroj të theksoj se OKB dhe vet z. Ban Ki- moon vazhdimisht theksojnë nevojën urgjente për drejtësi ndaj grave të përdhunuara gjatë luftërave dhe janë miratuar një varg rezolutash për këtë çështje, mirëpo ky përkushtim nuk po zbatohet praktikisht", ka thënë mes tjerash Tahiri.

XS
SM
MD
LG