Ndërlidhjet

Në Pakistan vriten dy punonjës lokalë të konsullatës amerikane


Pakistan

Pakistan

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se dy punonjës pakistanezë të konsullatës amerikane në qytetin Peshauar të Pakistanit janë vrarë në një shpërthim.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se ata janë vrarë së bashku me disa ushtarë pakistanezë, si pasojë e shpërthimit të një pajisjeje të imporovizuar, derisa kanë qenë në një mision “për të zhdukur fushat e narkotikëve”.

Kerry ka thënë se ushtarët pakistanezë kanë qenë duke ruajtur misionin.

Jamatul Ahrar, fraksion i talibanëve pakistanezë, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG