Ndërlidhjet

Presidenti slloven uron Thaçin për zgjedhjen në postin e presidentit


Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka uruar Hashim Thaçin përmes telefonit për zgjedhjen në postin e presidentit të Kosovës.

"Biseduam për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për bashkëpunimin gjithnjë e më të madh në mes dy vendeve tona", ka thënë Thaçi përmes një postimi në Facebook.

"E tërë Evropa Juglindore është kthyer kah e ardhmja me bashkëpunim dhe përkrahje për njëri-tjetrin. Sfidat që i kemi janë të njëjta dhe janë motiv për thellim të bashkëpunimit edhe më të mirë mes të gjithëve. Për të gjitha këto do të bisedojmë me presidentët e rajonit në samitin Brdo-Brione, që do të mbahet në muajin maj", ka thënë Thaçi.

XS
SM
MD
LG