Ndërlidhjet

Osama Bin Laden ka lënë 29 milionë $ për “xhihad”


Osama Bin Laden
Osama Bin Laden

Osama Bin Laden ka lënë pasuri personale prej 29 milionë dollarësh, pas vrasjes së tij në vitin 2011.

Testamenti i tij është në mesin e disa dokmenteve të lëshuara për mediat amerikane të martën.

Dokumentet janë konfiskuar pas vrasjes së tij nga forcat speciale amerikane në Abotabad të Pakistanit, në maj të 2011-ës.

Bin Ladeni ka kërkuar nga familja që ta “respektojë dëshirën e tij” dhe ta shpenzojë trashëgiminë “në xhihad, për hir të Allahut”.

Në një tjetër letër, ai i bën thirrje babait të tij që të kujdeset për gruan dhe fëmijët e tij.

Ky mesazh e bën të qartë se rreziku i vrasjes ka qenë i pranishëm në mendjen e tij.

“Nëse vritem, lutuni për mua dhe bëni bamirësi në emrin tim, sepse do të kem nevojë për mbështetje për të arritur shtëpinë e përhershme”, ka shkruar Osama Bin Laden.

Edhe pse ai ka thënë se paratë e lëna trashëgimi janë në Sudan, nuk është e qartë nëse ato janë para të gatshme apo asete.

Bin Laden ka jetuar në Sudan për pesë vjet në vitet 1990, si një mysafir i Qeveirsë sudaneze.

XS
SM
MD
LG