Ndërlidhjet

Arrestohet zv/presidenti i Facebook-ut në Amerikën Latine


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Brazil ka arrestuar zëvendëspresidentin e kompanisë së Facebook-ut në Amerikën Latine.

Diego Dzodan, shtetas i Argjentinës, ka refuzuar vazhdimisht që të veprojë në përputhje me urdhrat e gjykatës për të dorëzuar të dhëna për përdorim në një hetim penal të trafikut të drogës, ka thënë policia.

Arrestimi i tij ka të bëjë me shërbimin e mesazheve WhatsApp, që është në pronësi të Facebook-ut.

Facebook, përmes një deklarate, e ka cilësuar arrestimin e Dzodanit si “masë ekstreme dhe joproporcionale”.

Arrestimi i tij është urdhëruar nga një gjykatës në shtetin verilindor Sergipe.

Ai është kapur derisa ka dalë nga shtëpia e tij në Sao Paulo.

XS
SM
MD
LG