Ndërlidhjet

BE: Donald Tusk e viziton Ballkanin, bisedon për migrantët


Donald Tusk
Donald Tusk

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka udhëtuar sot për në Ballkan, për të diskutuar për kufizimet aktuale që këto vende i kanë bërë për migrantët.

Ai e viziton Kroacinë dhe Maqedoninë, ku zyrtarët aktualisht kanë shpallur se po shqyrtojnë masa edhe më rigoroze për ta mbyllur të ashtuquajturën “rrugë ballkanike” të migrantëve, për të arritur nga Lindja e Mesme në pjesën veriore të Evropës.

Ky udhëtim i zotit Tusk po bëhet në periudhën kur Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, UNHCR, ka tërhequr vërejtjen se Evropa do të jetë “në maje” të krizës humanitare, nëse qeveritë dështojnë të punojnë së bashku.

Kufizimet kufitare të imponuara nga Maqedonia dhe vendet e tjera ballkanike dhe Austria, janë në kundërshtim me këshillat dhe politikat e Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG