Ndërlidhjet

Astronauti amerikan dhe ai rus u kthyen nga Gjithësia


Scott Kelly dhe Mikhail Kornienko gjatë qëndrimit në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë
Scott Kelly dhe Mikhail Kornienko gjatë qëndrimit në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë

Astronauti amerikan, Scott Kelly, dhe ai rus, Mikhail Kornienko, sot herët në mëngjes janë kthyer në Tokë, pasi e kaluan gati një vit në Gjithësi.

Astronautët me sondë zbritën në stepat e ftohta të Kazakistanit, pasi rreth Tokës kanë qarkulluar 5,440 herë dhe i kanë kaluar 143 milionë mile për 340 ditë, sa i kanë kaluar në Kozmos.

Astronauti amerikan, Scott Kelly, është amerikani që më së gjati ka qëndruar në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë dhe ai ka zhvilluar teste për regaimin e njeriut për një kohë të gjatë në Gjithësi, në përgatitje për mision me njerëz në Mars, gjatë viteve të ardhshme.

Ai ka fotografuar pamje të jashtëzakonshme të Tokës dhe i ka postuar ato në rrjetet Instagram dhe Twitter nga Gjithësia. Në këto rrjete ai i ka afro një milion mbështetës.

Astronautët e Rusisë vazhdojnë ta mbajnë rekordin botëror, pasi për 438 ditë kanë qëndruar në Gjithësi.

XS
SM
MD
LG