Ndërlidhjet

Bredloove: Terroristët dhe kriminelët e fshehur ndër refugjatë


Philip Breedlove

Philip Breedlove

Komandanti i lartë i NATO-s, Philip Breedlove, thotë se fluksi masiv i refugjatëve në Evropë, po shërben si mbulesë për fshehje të terroristëve dhe kriminelëve, dhe kjo paraqet rrezik në rritje për sulm të mundshëm.

Gjenerali Breedlove, mbrëmë gjatë një dëgjimi në Senatin e Shteteve të Bashkuara në Uashington, tha se fushata ushtarake ruse në Siri, tash në muajin e gjashtë, e ka “acaruar gjërësisht problemin” e refugjatëve, që po largohen nga lufta civile atje.

Ai e ka akuzuar Moskën dhe regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për përdorim të migrimit si armë për t’i lëkundur strukturat mbështetëse evropiane dhe për ta shkatërruar unitetin evropian.

“Ky kriminalitet, terroristët dhe luftëtarët e jashtëm të kthyer, qartas janë pjesë ditore e fluksit të refugjatëve në Evropë”, i tha Breedlove Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, përdorimi i bombave-fuçi nga Siria nuk ka qëllim ushtarak, por synon terrorizimin e shtetasve sirianë, që ata të shndërrohen në refugjatë dhe të bëhen problem për shtetet e tjera.

XS
SM
MD
LG