Ndërlidhjet

Vuçiq kërkon zgjedhje të parakohshme në Serbi më 24 prill


Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 24 prill, pothuajse në gjysmën e mandatit të tij, dhe ka theksuar se do të bëjë thirrje për mbështetje për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Do të jetë referendum për atë se a dëshiron Serbia të jetë shtet modern evropian në vitin 2020, pra a e dëshiron të ardhmen apo të kaluarën”, tha Vuçiq në deklaratën për Televizionin shtetëror të Serbisë, RTS, mbrëmë vonë.

Derisa opozita është e fragmentuar, Partia Progresiste e Vuçiqit, është favorite e madhe dhe synon ta fitoj shumicën prej dy të tretave të deputetëve në Parlamentin e Serbisë. Këtë shumicë nuk arriti ta fitoj në zgjedhjet e fundit në vitin 2014, pasi fitoi 158 deputetë në parlamentin me 250 vende.

Aleksandar Vuçiqi tha se i duhet një mandat i plotë katërvjeçar për reforma që do ta vendosin Serbinë fuqishëm në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG