Ndërlidhjet

OKB: Bisedimet për paqen në Siri shtyhen për dy ditë


Staffan de Mistura

Staffan de Mistura

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara në Siri, Staffan de Mistura, ka thënë se bisedimet për paqe janë shtyrë për dy ditë dhe ato do të fillojnë më 9 mars. Kjo shtyrje, sipas tij, është bërë për të mundësuar që “ndalja e armiqësive” të stabilizohet.

Rundi i mëparshëm i bisedimeve në muajin shkurt ishte shkatërruar pas vetëm dy ditësh.

Marëveshja e fundit për ndaljen e armiqësive, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ka çuar në reduktim të dhunës, por të dy palët, qeveria e Sirisë dhe grupet opozitare, kanë thënë se e respektojnë marrëveshjen.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha se qeveria do “ta bëjë pjesën e vet, kështu që e gjithë kjo të funksionoj” dhe ka shtuar se “amnistia e plotë” është ofertë për luftëtarët kryengritës nëse ata pajtohen të çarmatosen.

Rusia tha se i ka regjistruar 15 shkelje të marrëveshjes gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Sirinë.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kërkuar mbylljen e kufirit të Sirisë me Turqinë për parandalimin e furnizimeve për grupet “terroriste”.

Franca ka shprehur shqetësim për raportet për sulmet ajrore të Sirisë dhe Rusisë në hapësirat që janë nën kontrollin e kryengritësve.

XS
SM
MD
LG