Ndërlidhjet

Dadoja që i preu kokën fëmiut thotë se u “urdhërua nga Allahu”


Gulchekhra (Gyulchekhra) Bobokulova, dadoja që i preu kokën fëmiut rus, në seancën e gjyqit

Gulchekhra (Gyulchekhra) Bobokulova, dadoja që i preu kokën fëmiut rus, në seancën e gjyqit

Një grua nga Uzbekistani, e cila u filmua jashtë një stacioni të metros, duke e tundur kokën e një fëmiu, tha se ‘Allahu e kishte urdhëruar” që ta bëjë këtë akt.

Gyulchekhra Bobokulova i bëri këto komente para gazetarëve, kur po hynte në sallën e gjyqit, më 2 mars.

Ajo u tha gazetarëve se e pranon fajin për vrasjen e fëmiut rus, 4 vjeçar, të cilës ia kishte prerë kokën, dhe për të cilën ishte duke u kujdesur, si dado.

Gjykata komunale vendosi që ajo të mbahet në paraburgim për 2 muaj, si masë kufizuese ndaj saj.

Autoritetet thanë se Bobokulova vuan nga probleme psiqike dhe do t’u nënshtrohet kontrolleve psikiatrike mjekësore.

XS
SM
MD
LG