Ndërlidhjet

Diplomatët e BE-së pajtohen për zgjatjen e sanksioneve ndaj Yanukovychit


Ish presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych

Ish presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë vendosur sot që ta zgjasin ngrirjen e aseteve kundër ish presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych dhe 15 bashkëpunëtorëve të tij, për të paktën edhe një vit shtesë.

Masat kufizuese patën hyrë në fuqi në Mars 2014, pasi Yanukovych kishte ikur nga Ukraina, gjatë protestave të Euromajdanit, kundër qeverisë së tij.

Figura të tjera të njohura, që janë në listën e zezë të BE-së, për keqpërdorimet e pretenduara të fondeve shtetërore, përfshijnë dy ish ministra, Mykola Azarov dhe Serhiy Arbuzov, dhe ish-udhëheqësin eadministratës presidenciale të Yanukovychit, Andrii Kliuiev.

Zyrtarët e BE-së thanë se ish ministrja ukrainase e Shëndetësisë, Raisa Bohatyriova, është tërhequr nga lista e zezë, sepse ajo i ka kthyer asetet e vjedhura te autoritetet e Ukrainës.

Në takimin e ministrave të BE-së, më 4 mars, pritet të aprovohet shtyerja e sanksioneve. Nëse ndodhë kjo gjë, shtyerja do të bëhet zyrtare në kohën e publikimit në revistën zyrtare të BE-së, më 5 mars.

XS
SM
MD
LG