Ndërlidhjet

Gjiri Arab shpall Hezbollahun organizatë terroriste


Ilustrim
Ilustrim

Gjashtë vendet e Gjirit Arab e kanë shpallur zyrtarisht organizatë terroriste grupin militant nga Libani, Hezbollah.

Deklarimi nga Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit rrit presionin mbi këtë grup, i cili është duke luftuar në luftën e Sirisë, në anën e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, Abdullatif al-Zayani, ka akuzuar Hezbollahun për kryerje të aktiviteteve terroriste në territorin e shteteve të gjirit.

Ai ka thënë se këto aktivitete kanë përfshirë rekrutimin e militantëve për sulme terroriste, kontrabandimin e armëve dhe eksplozivëve, si dhe nxitjen e dhunës.

Në grupin e shteteve të Gjirit bëjnë pjesë: Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, Bahrejni dhe Omani.

XS
SM
MD
LG