Ndërlidhjet

Prodhuesit rusë të naftës pajtohen me marrëveshjen e Rusisë me Arabinë Saudite


Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë takimit me prodhuesit rusë të naftës

Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë takimit me prodhuesit rusë të naftës

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se ai e ka marrë n jë premtim nga prodhuesit më të mëdhenj rusë të naftës se ata do ta ndalojnë prodhimin, në përputhje me marrëveshjen e arritur ndërmjet Moskës dhe Arabisë Saudite, për t’i mbështetur çmimet globale të naftës.

Putin tha se është takuar me menaxherët e firmave ruse të naftës ditën e martë dhe tha se është pajtuar që nivelet e prodhimit të naftës t’i mbajnë sikurse në janar, përgjatë gjithë vitit 2016.

Arabia Saudite dhe Rusia janë dy nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë.

Ato kanë propozuar, pas një takimi me zyrtarët nga Katari dhe Venezuela, që të gjitha vendet prodhuese të naftës ta lejnë prodhimin në nivelin e janarit, për t’i mbështetur çmimet globale të naftës, nëse për këtë gjë do të arrihej pajtueshmëri edhe me prodhuesit më të mëdhenj.

Putin nuk dha hollësi të tjera lidhur me marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG