Ndërlidhjet

logo-print

Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi për masa më të rrepta ndaj Koresë së Veriut


Ilustrim

Ilustrim

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në mënyrë unanime, ka adoptuar një rezolutë për zgjatje të sanksioneve ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut.

Votimi i sotëm në New York ishte kundërpërgjigje ndaj testeve raketore dhe bërthamore të Penjanit, gjatë dy muajve të fundit.

Kufizimet e reja përfshijnë inspektime obligative të të gjitha mallrave që hyjnë dhe dalin nga Korea e Veriut dhe ndalesën në të gjitha shitjet apo transferet e armëve të vogla dhe të lehta, për në këtë vend.

Individë dhe organizata të reja gjithashtu janë vendosur në listën e zezë.

Raportohet se këto janë disa prej masave më të rrepta ndaj Koresë së Veriut në dy dekada.

“Sot, komuniteti ndërkombëtar, duke folur njëzëshëm, i ka dërguar Penjanit një mesazh të thjeshtë: Korea e Veriut duhet të heqë dorë nga programet e saj të rrezikshme dhe të zgjedhë një rrugë më të mirë për njerëzit e saj”, ka thënë përmes një deklarate, presidenti amerikan, Barack Obama.

XS
SM
MD
LG