Ndërlidhjet

Ndërrohet emri i një rruge në Ukrainë; nga Lenin në John Lennon


John Lennon dhe Vladimir Lenin
John Lennon dhe Vladimir Lenin

Një guvernator në Ukrainë e ka riemëruar një rrugë, e cila dikur nderonte themeluesin sovjetik, Lenin, duke ia vënë emrin e pjesëtarit të bendit “Beatles”, John Lennon.

Hennadiy Moskal, kryetar i Zakarpattias, njoftoi sot se ai e ka nënshkruar një dekret për riemërimin e rrugës në fshatin Kalyny, rreth 20 kilometra nga kufiri lindor me Bashkimin Evropian.

Ai tha se gjithsej 10 rrugëve u janë ndërruar emrat, duke u thirrur në ligjet e ashtuquajtura të “dekomunizimit”.

Në muajin shkurt, parlamenti aprovoi ndërrimin e emrave të 175 qyteteve, fshatërave dhe distrikteve përgjatë vendit dhe i zëvendësoi ata me alternativa të tjera jo-sovjetike.

XS
SM
MD
LG