Ndërlidhjet

OKB: 5 vende e përgatisin rezolutën për ndaljen e sulmeve në spitale


Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork
Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Pesë anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po e përgatisin propozim-rezolutën për ndaljen e sulmeve në kapacitetet mjekësore në Siri, Jemen dhe zonat e tjera të luftës, kanë thënë mbrëmë diplomatët.

Egjipti, Japonia, Spanja, Zelanda e Re dhe Uruguaji, po punojnë për këtë çështje dhe pritet që ajo do të arrijë në Këshillin e Sigurimit në fillim të javës së ardhshme.

Asnjëri prej këtyre vendeve nuk është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Katër prej pesë shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Britania, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, i mbështesin palët e ndryshme në konfliktin në Siri.

XS
SM
MD
LG