Ndërlidhjet

Paris: Ministrat e jashtëm diskutojnë për marrëveshjet e Minskut


Ministrat e jashtëm Marc Ayrault (Fancë, majtas), Walter Steinmeier (Gjermani, në mes) dhe Pavlo Klimkin (Ukrainë)
Ministrat e jashtëm Marc Ayrault (Fancë, majtas), Walter Steinmeier (Gjermani, në mes) dhe Pavlo Klimkin (Ukrainë)

Ministrat e jashtëm të Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë, takohen sot në Paris për të diskutuar për implementimin e marrëveshjeve për paqe në Ukrainë, të arritura në shkurt të vitit të kaluar në Minsk të Bjellorusisë.

Qeveria e Ukrainës në Kiev pretendon se Rusia po i shkelë marrëveshjet e Minskut duke dërguar trupa dhe armatim për t’i mbështetur separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Por, Ukraina deri tash ka dështuar t’i plotësoj obligimet nga këto marrëveshje, për zbatimin e reformave, që do ta shtojnë autonominë për rajonet lindore të Ukrainës dhe do të lejonin mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

XS
SM
MD
LG